Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportimet për vetëdorëzimin e Klemend Balilit.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan: “Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”.
***
Klemend Balili pas hekurave, Rama: Hap i madh përpara, Lleshi dhe SHISH…
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një hap të madh në luftën kundër krimit të organizuar vënien në pranga të Klemend Balilit, i njohur edhe si “Eskobar i Ballkanit”.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se: “Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara”.