Komisioni i ri Europian do të nisë punën e tij këtë të hënë, 1 dhjetor 2019 dhe në fjalën e saj në Parlamentin Europian drejtuesja e re Ursula Von der Leyen ka folur për Ballkanin Perëndimor.
“Do tu tregojmë miqve tanë në Ballkanin Perëndimor se ne ndajëm të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe do të kemi të njëjtin fat gjithashtu. Dyert tona mbeten të hapura”, ka thënë Von der Leyen në fjalën e saj.
