Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

KE i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian

14:09 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp me presidentin e Rumanisë është shprehur se kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian po shqyrtohet.

Sipas Von der Leyen, do të jenë 27 liderët e Bashkimit Europian, që do të shprehen nëse ata do t’i kërkojnë Komisionit Europian të shprehë opinionin për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Procedura e Bashkimit Europian për anëtarësimin e një vendi kalon nga disa faza, ku përfshihet së pari dhënia e një perspektive europiane për anëtarësim dhe akordimi i statusit të vendit kandidat.

Ky status kalon përmes kërkesës së Këshillit të Bashkimit Europian që i drejtohet Komisionit Europian të shqyrtojë aplikimin e vendit në fjalë dhe të shprehet përmes një opinioni (avis) nëse vendi që aplikon meriton statusin e kandatit apo jo. ABC ka drejtuar një pyetje kryezëdhënësit të Komisionit Europian, për mundesinë e përshpejtimit të procesit të akordimit të statusit të vendit kandidat.

Traktatet e Bashkimit Europian nuk parashikohet një procedurë e përshpejtuar për anëtarësimin e një vendi në BE dhe një procedurë e përshpejtuar do të kërkonte ndryshimin e traktateve që merr vite, por a mund të parashikohet një proçedurë e përshpejtuar për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën duke qenë se Bashkimi Europian ka thyer disa tabu në disa ditë (siç është shprehur dhe shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel), dhe mundet ndoshta të thyejë edhe këtë ?

Eric Mamer, kryezëdhënës i KE-së:
“Mendoj, se qëndrimi i presidentes së Komisionit Europian është shumë i qartë. Ju flisni për një situatë që ndryshon, që evoluon. Dhe ju keni sigurisht tê drejtë. Eshtë një situatë e jashtëzakonshme, tërësisht e jashtëzakonshme duke marrë parasysh pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Presidentja e Komisionit Europian thotë që në këtë kontekst, hapi i parë që duhet hedhur është që janë liderët e Bashkimit Europian që duhet të diskutojnë mbi këtë çështje. Kur të zhvillohen diskutimet, ne mund të parashikojmë më pas se si do vijojmë, por për momentin duhet t’ë përmbahemi qëndrimit të presidentes ». është shprehur Mamer.

Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në 10 dhe 11 mars në një samit europian nê Versaille, France. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.