Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Keisi Medini nuk i ka pritur aq mirë komentet që janë bërë në adresë të saj.
Ish-banorja shprehet e revoltuar që njerëzit ia kanë marrë sinqeritetin për dobësi dhe shprehet se nuk do lejojë më njeri të hedhë baltë mbi emrin e saj.
“Hodhët vrer mbi emrin tim, shpifët dhe gjykuat veprimet e mia, më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj dhe epitete, aq më tepër edhe “e lidhur”. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë, që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim, gjithashtu edhe naivitetin e tepruar. Unë prapë do të buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fortë se kurrë, por s’do të lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”.