Tashmë është bërë ccdo herë e më e shpeshtë që dy, apo më shumë emra të njohur të kenë ‘përplasje’ veshjesh.
Protagonistet kësaj here janë Lori Hoxha dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella. Duket se dy bukuroshet kanë patur të njëjtën shije sa i përket këtij kostumi ngjyrë rozë, dhe të dyja e kanë bërë pjesë të garderobës së tyre.
Lori ishte e para që e veshi, kur dy ditë më parë postoi një foto e veshur me kostumin, pantallona e xhaketë prerje paksa mashkullore, e cila e ndërthurur me ngjyrën e ëmbël e bën tejet sensuale këtë veshje.
Ndërsa një ditë më parë në premierën e “2 gisht mjaltë”, Kejvina u shfaq e veshur me të njëjtin kostum, me të vetmin ndryshim se në rastin e saj, jaka vjen pak më e ngritur, ndryshe nga trashëgimtarja e Top Media që ka preferuar versionin e jakës së thellë.