Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i cili është një prej mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha mund të shkarkohet ditën e nesërme.
“Deputetët janë vendosur vetë dhe kanë marrë qëndrimin e tyre. Ka fjalë që Basha mund të shkarkohet nesër nga Grupi Parlametar. Grupi e ka këtë kompetencë, ashtu siç e përjashtuan Sali Berishën. Grupi ka kompetencë që të shkarkojë këdo që ka vendosur. Është organi më i lartë në Partinë Demokratike. Mjaft më me marifete, me manipulime, dhe të përballemi me votë. Ne do të kemi një mbledhje të rradhës, jemi të fokusuar te makineria elektrorale e Partisë Demokratike. Si sot një vit, ne do të kemi zgjedhjet lokale, dhe duhet të kemi një Parti Demokratike të fortë përballë Edi Ramës”, deklaroi Belind Këlliçi në Klan News.