Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi shprehet i vendosur se Partia Demokratike do të regjistrohet dhe do të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.
“Do të regjistrohemi në zgjedhje do të kemi edhe komisionerë.
Ka një kandidat të sprovuar tashmë si i dështuar, kështu që jam i bindur se si do që të shkojë, rezultati do të jetë pozitiv
PD do futet në zgjedhje dhe do ti fitojë ato zgjedhje”, tha Këlliçi teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Talk”.