Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Këlliçi në Kashar: Autobusi falas dhe mbështetje financiare për çdo fermer për rritje prodhimi

11:12 / May 4, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c3a85d24 6553 4b2d ab0c dcb5a9067537 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi këtë të enjte turin e takimeve me banorë të zonës së Kasharit, ku bisedoi me banorët për programin e tij. Këlliçi preku disa nga prioritetet, duke vënë theksin te transporti publik falas. Duke u ndalur në një stacion urbani krejtësisht të amortizuar, Belind Këlliçi premtoi që pas 14 majit, urbani do të jetë jo vetëm falas në qytet dhe në fshat, por njëkohësisht ky shërbim do të modernizohet.

“Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi, me një stol të degraduar edhe gjithçka është e ndryshkur e kalbur, nuk ke asnjë informacion, asnjë tabelë, asnjë orar, asgjë. Pra gjithçka është inekzistente dhe jo efiçente se kështu i bën gjithë punët Bashkia e Tiranës. Pas 14 majit, autobusin falas që ne kemi premtuar, do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në fshat, në të gjithë fshatratat e Tiranës, përfshirë këtu dhe Kasharin, Yrshekun, Mzezin, padiskutim do të jetë autobusi papagesë. Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë por mbi të gjitha do të modernizojmë stacionet, do të vendosim orare, do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që dhe qytetarëve t`u dali në tabelë elektronike, që vonon autobusi, vjen për 12 minuta, vjen për 7 minuta…”-tha Këlliçi.

Këlliçi premtoi edhe investime në infrastrukturën rrugore, duke evidentuar amortizimin e aksit dytësor përgjatë autostradës Tiranë-Vorë. Sipas Këlliçit, kjo rrugë do të rikonstruktohet, pasi u shërben banorëve dhe bizneseve të zonës.

“Dhe një nga problemet që kemi pasur, është dhe rruga dytësore në autostradë në fakt, që e kap Kashari, që na ka ardhur si shqetësim, që ka të bëjë me vetë faktin, të gjithë bizneset përgjatë asaj rruge, paguajnë rregullisht taksa, ndihmojnë në ekonominë e qytetit dhe nuk marrin asnjë shërbim. Ajo rrugë është në gjendje katastrofale, është e paimagjinueshme sesi mund të mbahet ajo rrugë në atë gjendje. Por padiskutim prioriteti i bashkisë do të jetë edhe shtrimi i rrugës dytësore, sepse minimumi që i kemi borxh bizneseve është rruga”, tha Këlliçi.

Teksa ironizoi “VIP-at” që bëjnë fushatë për Erion Veliajn, Belind Këlliçi tregoi disa raste ku pirgjet e mbetjeve urbane, ndotin dhe krijojnë probleme për banorët në Kashar. Më tej, Belind Këlliçi foli edhe për programin e tij për fshatin, duke theksuar subvencionet për bujqësinë dhe ndërtimin e tregjeve për fermerët. “Patjetër do të keni subvencione 70 milionë euro në vit për fermerët, jo vetëm zona e Kasharit por në të gjithë fshatin e Tiranës. Do të kemi 3 milionë euro për huamarrjen, do të kemi 10 mijë euro mbështetje për çdo fermer që do të nisë një biznes të ri, për bazë materiale, dhe do të kemi ngritjen e 15 tregjeve, me produkte bio, porganike, të çertifikuara, të prodhuara në fshatin e Tiranës, që në tregjet që ne do të vendosim për t’i shitur këto produkte, në momentin që fermeri do të shkojë në këto tregje që përcaktohen nga bashkia e Tiranës në njësitë e Tiranës, do të kenë zero taksë bashkiake”-tha Këlliçi.

Në një kohë që Veliaj nuk del në përballje me të, edhe në Kashar, Këlliçi u bëri ftesë socialistëve të dalin në takimet e tij, për t`u ballafaqur në lidhje me situatën në Tiranë. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, premtoi gjithashtu transparencë për përdorimin e buxhetit nga Veliaj gjatë këtyre dy mandateve. “Taksat tona janë vjedhur. Ju jap fjalën se pas 14 majit në bashkinë e Tiranës do të bëhet transparencë e plotë, audit i plotë, do të hapen të gjithë dokumentat, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me taksat e tyre. Ku kanë shkuar taksat, ku kanë shkuar fondet, dhe ku janë çuar paratë tuaja. Duhet ta dini ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur dhe ky është një realitet i trishtë për të gjithë Tiranën”-tha Këlliçi.

Belind Këlliçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.