Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Këlliçi poster me gishtin e mesit, reagon ashpër Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: E papranueshme!

18:45 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kk 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e konsideroi të papranueshme posterin e kandidatit të aleancës “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me gishtat e mesit.

Postimi i plotë

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes konstatoi përmbajtje jo të përshtatshme në posterat elektorale të vendosura në zona të ndryshme të Tiranës.

Përdorimi i imazheve dhe gjesteve fyese në fushata elektorale që cenojnë dinjitetin e njeriut janë të papranueshme dhe të sanksionueshme me ligjin zgjedhor.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes vlerëson vendimmarrjen e fundit të Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve për heqjen e bilbordeve denigrues duke nxitur subjektet zgjedhore të vetëpërmbahen për të pasur kujdes edhe në mesazhin që iu jepet gjeneratave të reja. Partitë politike nuk duhet të heqin dorë nga roli edukues dhe modeleve pozitive për shoqërinë.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes nxit subjektet zgjedhore të japin shembullin e mirëkuptimit, dialogut dhe paraqitjen e alternativave më mira në dobi të komuniteteve që do qeverisin pas zgjedhjeve. Përgjegjshmëria, kujdesia për fjalën e mirë është veti e liderëve të komuniteteve.

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes vë në dukje se Kodi i sjelljes për Partitë politike në Shqipëri i nënshkruar nga subjektet zgjedhore bazohet në respektimin e dinjitetit të barabartë të të gjitha qenieve njerëzore, lirinë e shprehjes dhe mendimit, dialogun demokratik, tolerancën dhe respektin e ndërsjelltë, duke luftuar kundër të gjitha formave të pretenduara të epërsisë së një grupi ndaj të tjerëve, si dhe diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.