Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kemi marrë masat në kohën e duhur”, Spiropali: Shifrat tregojnë se epidemia është nën kontroll

10:34 / April 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elisa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Minisitrja e Shtetit Elisa Spiropali në një intervistë ‘skype’ në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, foli në lidhje me situatën e krijuar në vend pas pandemisë së COVID-19.

Spiropali theksoi se shifrat tregojnë se epidemia është nën kontroll dhe e gjitha kjo nuk është rastësi pasi ka të bëjë me masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit.

Po ashtu ministrja Spiropali, foli edhe në lidhje me akuzat për shifrat dhe transparencën që po bën qeveria, ku tha se nuk ka asnjë arsye që të fshihet situata, duke shtuar se ky është realiteti dhe këto janë shifrat.

Pjesë nga intervista

Xhaxhiu: A mund të themi se e kemi kaluar rriskun?

Spiropali: Nuk është qendrimi im, janë faktet janë numrat janë kokëfortë, numrat nuk i kundërshton as opozita. Kemi 736 raste dhe kemi 28 viktima, 29 të shtruar 7 në terapi intensive dhe një 1 të intubuar. Numrat tregojnë se epidemia është nën kontroll në Shqipëri dhe kemi një rënie të vazhdueshme. Situata nuk është rastësi, por për arsye kokfrota që ne kemi marrë masat e duhuara, në kohën e duhur. Jemi vendi i dytë në Europë që kemi mbyllur shkollat dhe nga të parët që kanë mbyllur kufijtë dhe kanë shpallur karantinën si masë të domosdoshme. Kemi një paralele më Portugalinë e cila ka shifra shumë të mira në karahasim me Spanjën fqinje, e cila është në një situatë katastrofike.

I gjithë procesi dhe evidentimi i ndjekjes së rasteve bëhet nga ekspertët më të mirë në vend dhe nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë dhe nuk kanë arsye që të fshehin situatën. Rastet bëhen publike, pastaj ne jemi proverbial si vend, që gjithçka që ndodh merret vesh me të qintën e sekontës.
Për sa i përket realitetit faktik dhe situatës shëndetësore ky është realiteti dhe këto janë masat e marra dhe këto janë shifrat.

Bëhet fjalë për një sistem testimi dhe metodologji që është provuar që është funksionuese që nuk bëhet nga ekzekutivi, se nuk jemi ne ekpertë epidemiologë, por nga komuniteti teknik i ekspertëve që përcakton metodologjinë edhe numrin e testimeve edhe ku do të behët edhe si ndiqet zinxhiri i epidemisë dhe me rradhë. Ne nuk kemi ndërmend të braktisim këto gjeneralë të mjekësisë që na udhëheqin në këtë luftë dhe të ndjekim një ushtri të shpartalluar në opozitë që nuk di çfarë thotë.

Xhaxhiu: Sa transparent ka qenë menaxhimi i situatës së COVID-19 në këto dy muaj të qeverisë?

Pa asnjë propagandë qeveritare, po ju them se ka qenë aty në sy të publikut, pa asnjë fsheheje pa asnjë kompleks nuk jemi munduar që ta fshehim situatën, as ta bëjmë rozë asgjë. I kemi folur për rreziqet, për masat që do të merren, për pasojat qoftë në shëndetësi, qoftë në ekonomi pa asnjë rezervë, apsolutisht transparentë, sepse nuk ka qeveri në botë që është e arsyeshme, që tu fshehë qytetarëve në krizë të tillë qytetare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

“Çlirimtarët e Sazanit” mbërrijnë në Vlorë, por refuzojnë të vizitojnë ishullin! Rama: Cirk i revolucionarëve të rrenave

17:28 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.