Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur dhe njëherë në lidhje me çështjen e vizës për në SHBA, duke mohuar se atij i është refuzuar një e tillë.
Berisha në “Byro politike” në ABC News, u shpreh se nuk ka marrë kurrë një mesazh për të mos aplikuar për vizë dhe tha se nuk udhëton kurrë, pasi tashmë nuk ka një pozicion të lartë publik.
A është e vërtetë që keni marrë një mesazh nga ambasada amerikane për të mos aplikuar për vizë?
Në mënyrë absolutet nuk kam marrë një mesazh të tillë. Që kur kam qenë për vizitë për 100- vjetorin e Shqipërisë, ishte një vizitë nderuese. Që nga ajo kohë nuk kam aplikuar kurrë. Mua më ka bërë ftesë dhe më tha që duhet që të bëja një vizitë. Unë nuk vizitoj më asnjë vend thashë, pasi unë jam një ish, ish, ish, dhe nuk aplikoj kurrë.
Po pse e tha Rama këtë?
Është totalisht një invecion e një shpifaraku. Unë nuk kam marrë kundër një mesazh dhe nuk aplikoj kurrë. Unë kam refuzuar të gjitha ftesat, pasi nuk udhëtoj.