Prej muajsh tashmë koronavirusi është bërë fjalë e momentit në të gjithë globin ku të gjithë po përiqen të këshillojnë njëri-tjetrin për të ndjekur rregullat në mënyrë që përhapja e virusit të parandalohet.
Mirëpo, kujt do t’i shkonte mendja se rregullat e reja i kishte vendosur më parë Dua Lipa!
Fjalët e këngës së saj “Neë rules” shkojnë fiks me situatën e epidemisë dhe vetë këngëtarja i ndau në llogarinë e saj në Instagram.
“Mos u shfaq.
Mos dil jashtë.
Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.
Largohu, ti e di se si.
Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.”- janë vargjet që po kthehen në “himnin” e Koronavirusit.
Me humor, Dua shkruan krahas postimit se nuk është ajo që i bën rregullat, por në njëfarë mënyre fjalët e saj po ndihmojnë në ndërgjegjësimin e masës.
