“Evita”, kënga e Elsa Lilës u shpall fituese e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH, por jo përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.
Profesor Gjovalin Shkurtaj, thotë se kënga e Elsa Lilës kishte fjalët, por jo përmbajtje. “Unë për hir të së vërtetës, kuptova fjalë, por nuk kuptova përmbajtje. Unë besoj se nuk jam i prapambetur, jam i vjetër, kurrë nuk dëshiroj të jem i vjetruar dhe ajo që më mban gjallë është se ju më ftoni këtu për të thënë ndonjë gjë si një burrë i vjetër që iu vlen të rinjve”,-sqaroi ai.
Profesori u shpreh se në një kohë kur ndikimi i gjuhëve të huaja sa vjen e rritet, të paktën nëpër këngë nuk duhet të mungojë gjuha shqipe. Në librin e tij studimor me titull “Kënga si mjet për ruajtjen e shqipes në shekuj” ai ka marrë në analizë dy këngëtarë, Rozana Radi dhe Alban Skënderaj, ku ka analizuar tekstet e këngëve të tyre.
