Fituesja e Këngës Magjike u polemizua gjatë në ditët pas festivalit, pasi publiku zgjodhi Fifin, ndërsa me votat e artistëve dhe jurisë u zgjodh Eneda Tarifa. E megjithatë artistët kanë ditur të shijojnë momentet pas festivalit në një festë për ta.
Flori Mumajesi ka qenë ai që e ka shijuar shumë after party-n që organizohet çdo vit pas natës finale te “Kënga Magjike”.
Vjet, në 20-vjetorin e “Këngës Magjike”, fitoi çmimin e parë edhe si këngëtar, me këngën “Plas”. Sivjet ia qëlloi përsëri, por kësaj here ka meritë të madhe në sukses edhe këngëtarja Eneda Tarifa, një bishë e vërtetë e të kënduarit live dhe në nota të larta, aq sa dukej e pabesueshme se sa përfekte ishin notat e saj, njësoj si një studio.
Pra, dy artistë të shkëlqyer bashkuan forcat për të dhënë një këngë të merituar fituese. Gjatë after party-t, Flori dhe Eneda janë komplimentuar nga artistët. Ndërkohë, Flori ka preferuar të krijojë një intimitet disi gazmor me këngëtaren greke.