Gjendet i vdekur në moshën 49-vjeçare imazhi i grupit “The Prodigy”, Keith Flint.
Lideri i grupit të rrymës elekontrik është i njohur për lukun e tij ekstravagant dhe flokët floreshente e për më tepër për vokalin e tij.
BBC raporton se këngëtari u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Essex, mëngjesin e kësaj të hëne.
Grupi, i cili në maj do të niste turin në SHBA konfirmoi vdekjen e këngëtarit në një deklaratë, duke e kujtur Flitn si një “pioner të vërtetë, inovator dhe legjendë”. Shoku i tij i grupit, Liam thotë se: Nuk më besohet që po e them këtë por vëllai jonë Keith humbi jetën këtë fundjave. Jam i shokuar, i mërzitur, konfuz dhe me zemër të thyer”, thotë ai.
Dhe fansat e tij dhe të grupit Prodigy kanë shprehur hidhërimin e tyre dhe ngushëllimet në rrjetet sociale.
