Këngëtari Endri Prifti në një intervistë që ka dhënë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’ u shpreh se është penduar për disa dite të këqija që ka kaluar, ku shprehet se ka qenë nën efektin e ‘helmeve’
Ester Bylyku: Më trego një rast, për diçka që ti ke bërë në gjendje të dehur dhe më pas je penduar.
Endri Prifti: Këto kanë të bëjnë me ato helmet që them unë, që rri shumë keq në ambiente që s’duhet të jesh. Rri kot, nuk e kupton se çfarë gabimi po bën, je duke bërë një gabim që nuk e meriton, por nuk funksionon kjo, sepse je helmuar. Dhe bën atë që kur të shohin njerëzit që rri në një banak i varur, me gotën e alkoolit përpara, kalojnë 24 orë, kalojnë 24 orë të tjera dhe ti je akoma aty, ky është një gabim i pafalshëm. Shumë njerëz mund ta gjykojnë, por kam qenë i helmuar aty.
