Konsiderohet si një nga këngëtarët me zërin më unik dhe të veçantë. Këngëtari shqiptar, Albert Stanaj fama e të cilit ka kaluar kufijtë ka paralajmëruar projektin e ri, shkruan Indeksonline.
Në një postim që Stanaj ka bërë së fundi në “Instagram” ai ka treguar se gjatë këtij muaji do të lancoj këngën e re, ai po ashtu ka publikuar një pjesë të shkurter nga ky projekt.
“Pritjes i ka ardhur fundi. “Sweat” do të publikohet me 22 shkurt, të premten” ka shkruar Stanaj.