Pas një periudhe të gjatë mungese, Adelina Ismaili ishte e ftuara e parë e emisionit “ E diell“, dhe në këtë emision ajo u shpreh se kjo mund të ishte hera e fundit që këndonte. Sipa revistës Bordo, këngëtarja ka treguar në fakt se po mendon tërheqjen nga muzika. Diva e muzikës bëri një përshëndetje live në studio me moderatoren Fjoralba Ponari.
Këngëtarit Korab Shaqiri megjithatë duket se nuk i ka pëlqyer ajo që dëgjoi. “Diva i thua vetes e nuk di këngën tënde t’a këndosh live. Marrë. Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë”, janë fjalët e shkruara prej tij në rrjetet sociale, dhe mesazhi erdhi menjëherë pas performancës së saj.