Këngëtarja shqiptare Blerina Balili, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, rrëfeu detaje nga jeta e saj personale.
Ajo tregoi se familjarët e fejuan në moshën 13 vjeçare dhe se është bërë gjyshe në moshën 40-vjeçare.
“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Ne atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga te tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.
Balili gjithashtu rrëfeu për herë të parë se është divorcuar dhe se ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së djalit të dytë.