Pink është një nga këngëtaret më të dashura me famë botërore. Tekstet e këngëve të saj shpesh herë janë shumë kuptimplota dhe që trajtojnë fenomene të jetës sociale.
Së fundmi këngëtarja 39-vjeçare ka publikuar dhe albumin e saj më të fundit, “Hurts 2b Human”, ku në një intervistë ka folur dhe për jetën e saj. Jo të gjithë njerëzit e famshëm e kanë pasur të lehtë rrugën e karrierës, teksa kanë pasur dhe drama në jetën private.
Pink ka rrëfyer se ka abortuar pa dashje kur ka qenë 17 vjeçe, incident pas të cilit ajo kishte nisur të urrente trupin e saj. “Arsyeja që e thashë këtë është sepse unë kam pasur gjithnjë një trup shumë të fortë, por në të vërtetë në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort (spontan). Dhe unë do ta mbaja atë fëmijë”, u shpreh Pink.
Ajo ka rrëfyer se ka pasur dhe aborte të tjera, dhe ndjesinë, që i është dashur të bëjë dhe terapi, e ka shprehur shpesh dhe në këngët e saj.
Megjithatë sot Pink ka një familje të shëndetshme, dhe ka dy fëmijë, Jamesonin 2 vjeç dhe Willow 7 vjeçe.
Pink është e martuar me Carey Hart, 43 vjeçari garues profesionit me motor. Ata janë njohur kur këngëtarja përfundoi terapinë pas vështirësive që kishte kaluar me trupin e saj.
