Personazhe të njohur po mundojnë të kalojnë ditët e tyre mes gatimeve, sportit në shtëpi apo dhe trendit më të ri atë të veshjeve në karantinë. Por sigurisht që mungesa e tyre më e madhe nga jeta e zakonshme janë koncertet.
Një prej tyre është dhe Ronela Hajati e cila edhe pse përmes postimeve të ndryshme është përpjekur të tregojë pozitivitet gjatë qëndrimit në izolim, nuk e mohon që i mungojnë shumë koncertet.
Së fundmi ajo ka treguar përjetimet personale teksa ka parë sheshin Skëndërbej bosh.
“Në fakt sheshin e ri e kam parë vetëm plot me njerëz nëpër koncerte. Sot ishte bosh, me shumë pak njerëz që mbaronin punët sa më shpejt, të heshtur, konfuzë…(edhe unë si trëndelinë). Tani këngëtarët dolën me profesionin më të keq për situatën dhe punët t’i qajmë deri vitin tjetër! Uroj që jo! Më ka marrë shumë malli të këndoj, nuk e di se ç’mund t’i punoj koncertit të parë që do kem pas kësaj! Ju dua shumë domethënë”, ka shkruar Hajati krah postimit të fundit ku shfaqet në sheshin Skëndërbej.
