Këngëtarja Maja pak muaj më parë u bë nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jonas.
Edhe pse ka preferuar të mos e prononcojë shumë në media, së fundmi Maya ka publikuar disa foto të djalit duke i fshehur fytyrën.
E ftuar në emisionin ‘Si të vishemi’, me Alma Çelaj, Maya tha se kujdeset shumë për Jonasin, pasi është shumë e dhënë pas tij.
‘Djali nga do që të ngjajë si nga unë si nga ai në rregull do ishte për mua. Unë kujdesem shumë për të, aq bukur e vesh, aq jam e dhënë pas tij sa që kënaqem shumë me të’, ka treguar këngëtarja.