Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Këngëtarja shqiptare rrëfen aksidentin tragjik: Makina u rrotullua 7 herë, jam me fat që jam mes jush

23:28 / December 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egzona ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja Egzona Ademi ka rrëfyer së fundmi një traumë të jetës së saj. Egzona ishte e ftuar në “E Diela Shqiptare”, ku tregoi se vite më parë ka përjetuar një aksident ku makina me të cilën udhëtonte është rrotulluar më shumë se 7 herë, por për fat të mirë as ajo dhe as personi me të cilin po udhëtonte nuk ka pësuar dëmtime. Megjithatë këngëtarja rrëfeu se ajo ngjarje i ka mbetur pak si traumë dhe gjithmonë është shumë e kujdesshme ndërsa drejton makinën.

“Unë jam shumë me fat që jam ende në mesin tuaj. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, jo tani. Kam qenë studente dhe kemi pasur xhirime në mëngjes shumë herët, kemi ndejtur shumë vonë. Unë kam qenë pasagjere, nuk kam qenë në timon dhe ndodhi që ishte rruga drejt, doli shpejt një kthesë, nuk e menaxhuam mirë situatën dhe u rrotulluam ndoshta më shumë se 7 herë, por thjesht thash 7 herë. Nuk ndodhi asnjë dëmtim fizik, vetëm me shpinën pak probleme”- tregoi ajo.

Pjesë nga biseda në studio:

Ardit Gjebrea: Po pasagjerëve të tjerë? Sa vetë ishit në makinë?

Egzona Ademi: Dy.

Ardit Gjebrea: A ishit dy vetë? Ishe ti?

Egzona Ademi: Po unë isha pasagjere.

Ardit Gjebrea: Po ai?

Egzona Ademi: Ai ishte majmun, pa patentë, pa asnjë gjë na mori më qafë. Na rrotulloi, por unë isha lidhur.

Ardit Gjebrea: Ishe lidhur?

Egzona Ademi: Po unë isha e lidhur, ai nuk ishte lidhur, por që nuk doli, ishte prapë në makinë. Po që ishte diçka  që  shpresoj që askujt mos t’i ndodhi.

Ardit Gjebrea: Po ai çfarë pësoi?

Egzona Ademi: Asgjë as ai. Është shumë e çuditshme. Makina iku për skrap.

Ardit Gjebrea: Ju shpëtuat për mrekulli. Domethënë ti sot sa hipën me dikë në makinë u thua më trego patentën…

Egzona Ademi: Patentën, identitetin, shtëpinë, të gjitha. Unë edhe tani që i jap vetë makinës tregohem shumë e kujdesshëm, nuk  i jap shumë shpejt, por edhe kur jam pasagjere jam një pasagjere e  tmerrshme.

Ardit Gjebrea: Domethënë të ka lënë pasoja.

Egzona Ademi: Po patjetër.

Aksident egzona ademi Makine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Aksident masiv në Francë, kamioni del jashtë kontrollit dhe përplaset me 23 automjete, 37 të plagosur

08:54 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në aksin Qafë e Buallit-Klos, përplasen dy makina, humb jetën pasagjeri

17:43 / May 31, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.