Enxhi Nasufi është një nga këngëtaret që nuk arriti të kalojë në finalen e “Festivalit të Këngës”, pavarësisht se kënga e saj u prit mirë nga publiku.
Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka zbuluar disa nga prapaskenat duke treguar se në fakt në finale do të shkonin 16 këngëtarë, por rrugës u shtuan edhe 2 të tjerë.
“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.
Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, është shprehur Enxhi.
