Pothuajse të gjithë aplikantët për vizë amerikane duhet të vendosin dhe të dhënat e tyre në rrjetet sociale, sipas rregullave të reja të miratuara, raporton BBC.
Rregullorja e Departamentit të Shtetit thotë se njerëzit duhet të shkruajnë dhe emrat në rrjetet sociale si dhe adresat e emailet dhe numrat e telefonit të pesë viteve të fundit.
Kur u propozua ky rregull vitin e shkuar, autoritetet vlerësuan se nga kjo mund të preken çdo vit rreth 14.7 milionë njerëz.
Diplomatë të caktuar dhe aplikantë zyrtarë për viza do të përjashtoheshin nga kjo masë. Megjithatë, njerëzit që udhëtojnë në SHBA për punë apo studime, duhet të tregojnë këto të dhëna.
“Ne po punojmë në mënyrë konstante për të gjetur mekanizmat që sigurojnë proceset e “screening” për të mbrojtur qytetarët amerikanë, teksa mbështesim udhëtimin legjitim në Shtetet e Bashkuara”, thotë Departamenti.
Më herët, thotë BBC, vetëm aplikantët që u kërkohej “vetting” shtesë, si për shembull ata që vijnë nga vendet në botë që kontrollohen nga grupet terroriste, u kërkoheshin këto të dhëna. Por tashmë të gjithë aplikantët do e bbëjnë këtë dhe madje në mënyrë vullnetare dhe detaje të llogarive të tyre në faqe që nuk janë në këtë listë.
“Kushdo që gënjen për rrjetet e tyre sociale do të përballet me “pasoja serioze të emigrimit”, sipas një zyrtari që ka folur për The Hill.
Administrata e Trump e solli për herë të parë këtë propozim në mars të 2018-tës, dhe që në atë kohë u kundërshtua mjaft nga grupet e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, presidenti amerikan gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në 2016-tën fliste për një “vetting ekstrem” gjatë kohës që do të jetë në detyrë.