Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Keni mbyllur partinë’, gazetarët vendosin me “shpatulla pas murit” Bylykbashin

22:14 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abilekaj bylykbashi rakipi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për përçarjen në parti. Ndërkohë në studio pati një debat mes tij dhe gazetarëve Rakipi dhe Abilekaj, të cilët e pyetën se pse Partia Demokratike nuk hapet edhe për deputetë që nuk mbështesin Alibeajn, por nuk afrohen edhe nga grupi Berisha. 

Pjesë nga debati: 

Enton Abilekaj: Dakord këto që ka bërë Rama. Po ju cfarë keni bërë? Ka disa deputetë që nuk kanë axhendën e Alibeajt. Ja kemi Salianjin në studio, që ka axhendën e bashkimit. Përse nuk ka bashkim, e ka fajin Rama për këtë?

Oerd Bylykbashi: Zoti Salianji është aty dhe e jep ai përgjigjen. Zoti Salianji ka mbajtur qëndime publike.

Enton Abilekaj: Ai e tha, që është gati të bashkëpunojë, por duhet një dorë aty. Si do të bashkëpunojë?

Ylli Rakipi: Ndoshta është interesi i një pjese aty, që te jetë një sekt, ta mbajnë si një sekt, si gjoja parti, siç ndodh rëndom në Shqipëri. Salianji nuk po vjen me ju, sepse ju nuk doni që ai të vijë aty. 

Oerd Bylykbashi: Salianji i është bashkuar një serie kauzash që kemi ngritur sëbashku.

Ylli Rakipi: PD ka nevojë të hapet dhe të mbushet. Njeriu që duhet të vijë, që nuk e do Alibeun që merr vulën, këta njerëz si vijnë aty? Bëni ore edhe një kongres tjetër, se ju kongrese bëni përditë.

Oerd Bylykbashi: Unë zotin Salianji e kam koleg dhe bisedojmë edhe sot po ndanim mendime. Ajo që ndodh rëndom, është diskutimi sikur PD është grupi parlamentar. Ju thatë në fillim, çfarë keni bërë deri tani? Çfarë kemi bërë? Kemi bërë një seri zgjedhjesh brenda partisë. Kemi bërë protesta të mëdha.

Ylli Rakipi: Për mua si popull, nuk i keni bërë. Këto primaret që tregoni ju, nuk i keni bërë. Ju e keni mbyllur Partinë Demokratike. 

Oerd Bylykbashi: Realiteti është ndryshe.

Ylli Rakipi: Këto janë parti bunker, të gjitha partitë në Shqipëri. Ju jeni detyruar ti hyni një proçesi. Por, nëse doni mbajeni si Edi Rama, që i mban të gjitha vetë.

Oerd Bylykbashi: Ka gjëra të këqija, që vijnë për të bërë mirë. 9 shtatori erdhi për të hequr atë gjë të shëmtuar.

oerd bylykbashi PARTIA DEMOKRATIKE Ylli Rakipi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.