Nishanet në shumicën e rasteve nuk lënë shkas për shqetësim, por ndonjëherë ka arsye për t’u shqetësuar nëse flasim specifikisht për nishanet e kuqe, shfaqja e përhershme dhe pa shkak e tyre mund të jetë shqetësuese.
Ja disa mënyra se si të dalloni shkaqet dhe natyrën e këtyre nishaneve.
- Nishanet e kuqe mund te kenë edhe një origjinë gjenetike apo të shkaktohen nga plakja e lëkurës, por edhe në këtë rast duhet t’i kontrolloni me kujdes.
- Ky lloj nishani i kuq, shfaqet zakonisht gjatë moshës 40 – 50 vjeç.
- Në raste të veçanta mund të shfaqen edhe në mosha më të hershme duke filluar që nga fëmijëria.
- Këto nishane shkaktohen nga zgjerimi i kapilarëve si simptomë anësore e sëmundjeve të zemrës.
- Zakonisht shfaqen në zonën e krahëve, kurrizit dhe gjoksit.
- Janë simptoma të ngjashme me ato të venave varikoze vetëm se shfaqen në formë rrethore dhe në ngjyrë të kuqe të ndezur.
Nishanet e kuqe në lëkurë nuk bëjnë fjalë për nishanë kancerogjenë, por është e rëndësishme t’i kontrolloni sa herë që shihni të rinj.
Në shumë raste këto nishane mund të gjakosen, t’ju japin bezdi apo t’ju dhembin. Në këto raste duhet të drejtoheni patjetër tek mjeku apo dermatologu.
Jini të kujdesshëm edhe me ngjyrën që kanë, nëse nishanet tuaja marrin më ngjyrë më të errët gjatë kalimit të viteve, konsultohuni me specialistin.