Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këpucari që krijoi sandalet për t’i vjedhur zemrën petroninses

18:15 / October 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fredi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka gjithmonë një arsye a një histori pas të gjitha punëve që bëjmë. Pavarësisht si kanë ecur ngjarjet gjatë rrugës, fillimet kanë për të rrëfyer. Fredi është një nga këpucarët e paktët në Tiranë, që vazhdon të ushtrojë zanatin prej thuajse 40 vitesh. I vendosur prej vitesh te pallatet “Agimi”, merret vetëm me riparime, aq i mjafton për të mos iu futur sikleteve të mëdha të prodhimit.

Mirëpo, dikur i ka bërë edhe ai një palë këpucë, për të qenë të saktë, sandale… Ishte kjo e vetmja mënyrë për t’i rënë në sy vajzës që i kishte marrë mendjen.

“Ajo ishte ende në gjimnaz, te “Petro Nini”, unë nuk kisha shumë shpresa për ta pasur, kështu që duhet të realizoja patjetër një gjë që t’i pëlqente. Deri atëherë, nuk kisha provuar asnjëherë të bëja këpucë nga e para, vetëm kisha riparuar.

Megjithatë, ajo ishte karta ime e vetme. Bëra një palë sandale me rripa të zinj dhe të kuq dhe ia dhashë. Siç parashikova, do bëja figurë të mirë dhe prej asaj dite i fitova zemrën”.

Ato ishin krijimi i vetëm i Fredit, më pas iu rikthye rutinës së punës së përditshme dhe bashkë me gruan nuk blenë më kurrë asnjë palë këpucë… Këpucari është zbathur, por në këtë rast është edhe e shoqja.

“Bashkë me gruan, nuk kemi blerë kurrë këpucë, kemi riparuar vazhdimisht ato që kemi pasur apo ato që na kanë dhënë”.

Sidoqoftë, riparimet e Fredit janë aq të mira sa këpucët duken të reja.

Klienti i tij i rastësishëm ishte një djalë italian, që kërkonte të riparonte këpucët, të cilat i kishte veshur kur kishte qenë ushtar. Këmbalet e rënda numër 44 iu bindën menjëherë duarve të Fredit, pas shtrembërimeve që iu kishte bërë koha.

Do kalonte orë të tëra për t’i rikthyer në gjendje të përdorshme, por, në fund, djaloshi u kthye më shumë se 15 vite pas në kohë, në kujtimet e ushtrisë, kur këpucët ishin të reja. Raste të tilla mbase nuk ka edhe aq shumë, por me takat e teka të grave merret përditë.

I mësuar tashmë me to, di si t’i bëjë të buzëqeshin, duke iu kthyer këpucët si t’i kishin blerë të reja. Duart e Fredit janë të forta, me shenja të solucioneve që përdor për të riparuar këpucët, por ai nuk do të kishte dashur dy duar të lëmuara, sepse nuk do të zgjidhte asnjëherë të bënte një punë tjetër.

“Nuk do doja të kisha bërë diçka tjetër, e kam bërë me dëshirë këtë punë dhe do të vazhdoj ta bëj sa të kem fuqi”. Duket sikur zanate si ato të Fredit nuk janë më të nevojshme, por brenda pak minutash, në vendin e tij të punës kanë hyrë 3-4 klientë. I kënaqur siç është me rrethanat e punës së tij, nuk ka dashur të merret me krijim e këpucëve, fundja, tani nuk kërkon më të rrëmbejë një zemër…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.