Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Keqtrajtonte fëmijën e mitur dhe përndiqte ish gruan, në pranga 44-vjeçari në Tiranë

13:36 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimet
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se janë vënë në pranga 9 persona për vepra të ndryshme penale. Një 44-vjeçar është arrestuar pasi ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur dhe përndiqte ish bashkëshorten duke i shkaktuar ankth dhe frikë asaj dhe familjarëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur, si dhe ka kanosur dhe përndjekur ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve”, njofton policia e Tiranës.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 31 vjeç, pasi, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i shtetasit E. Z., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në kodrat e Liqenit Artificial Tiranë, i ka vjedhur shtetases E. G., me dhunë nga qafa, varësen e floririt, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur, si dhe ka kanosur dhe përndjekur ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve.

femijet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.