Këtë të martë, burime nga forcat ajrore gjermane deklaruan se avionët luftarakë gjermanë po fluturojnë me patrulla ajrore të armatosura në qiell mbi Poloni.
“Duke ruajtur qiejt mbi Poloni”, shruhej në faqen zyrtare të Forcave Ajrore Gjermane në Twitter, duke komentuar një foto të një avioni luftarak teksa nisej për mision.
Një zëdhënës ushtarak i tha “Reuters” se avionët Eurofighter po fluturonin jashtë Gjermanisë mbi Poloni. Gjermania po furnizon gjithashtu avionët aleatë në Rumani dhe po mbështet një mision shumëkombësh karburanti mbi Poloni, sipas zëdhënësit, përveç se ka vendosur gjashtë Eurofighters në Rumani, ku ata fluturojnë patrulla ajrore të armatosura për në NATO.
Të hënën, Gjermania njoftoi se do të dërgonte avionë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar në zonën e Detit Baltik.
