Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kërcënime e shantazhe nuk ka”, Balla: Opozita të reflektojë për qasjen ndaj Kuvendit

12:01 / December 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5041
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, u pyet se çfarë do të bëjë Partia Socialiste, në rast se Partia Demokratike tërhiqet nga Komisioni për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.

Balla u shpreh se PS nuk shantazhohet asesi, duke i bërë thirrje opozitës që të bashkohet me Komisionet Parlamentare. Ai tha se Komisionet do të vijojnë normalisht punën.

“Opozita duhet të reflektojë sa i përket qasjes që duhet të kemi në Kuvendin e Shqipërisë. Jemi 140 deputetë dhe secili duhet t’i bindet interesit të Shqipërisë sot. Jemi në moment vendimtar drejt rrugës për në BE. Ne synojmë që të anëtarësohemi brenda vitit 2030. Kushte, kërcënime, shantazhime, bojkotime me histori komisionesh nuk ka. Ata do shohin punën e vet e ne tonën. Besoj se emocionet do u kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë. Nëse prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në Komision dhe ne do respektojmë vullnetin e shqiptarëve. Pakica nuk na merr dot peng. Opozita të reflektojë për qasjen ndaj Kuvendit. Komisioni Zgjedhor dhe ai Territorial do vijojë punën. Jemi të gatshëm të vijojmë punën me opozitën, por nuk shantazhohemi”, tha Balla.

Në lidhje me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, Balla deklaroi se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë e bërë ndonjëherë.

Sipas tij, gjashtë kandidaturat kanë qenë të Partisë Demokratike dhe se mazhoranca thjesht kishte votat për të zgjedhur.

“Endrit Shabanit i uroj shumë suksese. Avokati i Popullit duhet të zgjidhet nga votat e mazhorancës. Ky është rasti më i mirë i zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kjo sepse kandidaturat ishin propozuar nga Partia Demokratike. Unë kam thënë se kandidati nuk do të jetë i Partisë Socialiste. Unë kam thënë se ne do votojmë një nga kandidaturat që solli opozita. Adriatik Lapajt nuk i jap kurrë përgjigje”, deklaroi Balla.

Partia Demokratike ka dhënë sinjalet e para, të një tërheqje të mundshme nga diskutimet në komisione për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

grupit kreu parlamentar PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.