Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu rreth orës 17:00 të pasdites së sotme kanë mbërritur në qytetin e Shkodrës.
Lleshaj dhe Veliu po zhvillojnë një takim në Prefekturën e kryeqendrës së veriut, ndërsa referuar situatës në Shkodër, temë e diskutimit mendohet se janë ngjarjet e fundit dhe koordinimi mes institucioneve për të zbuluar autorët e vrasjeve.
Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Veliu shkarkoi nga detyra drejtorin dhe zv/ drejtorin e Drejtorisë së Shkodrës duke dërguar Niko Brahimajn.