Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kërcënimi i Kim Jong Un, Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

09:40 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41571391 101
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarë të Koresë së Jugut dhe Japonisë njoftuan sot se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë. Një gjë e tillë vjen pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, u zotua para disa ditësh se do të forcojë arsenalin e tij bërthamor “në ritmin më të shpejtë të mundshëm” dhe kërcënoi se mund të përdorë armë bërthamore kundër rivalëve.

Ky është rundi i 14-të i lëshimeve të raketave gjatë këtij viti në Korenë e Veriut dhe po ashtu vjen gjashtë ditë pasi presidenti i ri i Koresë së Jugut të marrë mandatin pesëvjeçar.

Përmes një deklarate për media, ushtria jugkoreane tha se raketa u lëshua nga rajoni i kryeqytetit të Veriut dhe fluturoi për në ujërat e bregdetit lindor. Në deklaratë u tha se ushtria jugkoreane po monitoron për armë të reja që Koreja e Veriut mund të testojë.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se Koreja e Veriut ka të ngjarë që ka lëshuar një raketë balistike, por nuk dha më shumë detaje. Rojet bregdetare japoneze u bënë thirrje anijeve që lundrojnë jashtë brigjeve japoneze që të kenë kujdes.

Vëzhguesit kanë thënë se ritmi i shpejt i testimeve të armëve nga Koreja e Veriut tregon se ky shtet ka bërë përparim në programet e raketave dhe po bën presion ndaj Uashingtonit, për shkak të bllokimit të negociatave. Ata thonë se Kim dëshiron që të përdorë arsenalin e tij bërthamor për të fituar njohjen ndërkombëtare të Koresë së Veriut si shtet bërthamor, pasi ai beson se një gjë e tillë mund të shtyjë Shtetet e Bashkuara që të lehtësojë sanksionet ekonomike që ka vendosur ndaj Phenjanit.

Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, që mund të ketë aftësi të arrijë në tokën amerikane. Javën e kaluar, Kim Jong Un, shfaqi raketat e tij më të fuqishme bërthamore gjatë një parade ushtarake të mbajtur në Phenjan. Gjatë fjalimit në këtë paradë, ai tha se do ta zhvillonte arsenalin e tij bërthamor “në ritmin më të shpejtë të mundshëm”, duke kërcënuar se Koreja e Veriut mund të përdorë armë bërthamore nëse kërcënohen interesat e saj kombëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.