Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërcënimi i Rudina Hajdarit, Artan Hoxha: Deputetët të kontrollohen, mos të duket çudi që shkojnë edhe me pistoleta

22:30 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Hoxha dhe Rudina Hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk po gjen qetësi opozita parlamentare. Pas përpjekjes së dështuar për ta larguar nga drejtimi i grupit parlamentar nga një grup deputetësh të kryesuar nga Korab Lita, Rudina Hajdari deklaron se është kërcënuar me jetë nga një deputet, emrin e të cilit nuk e bën me dije.

Denoncimin e ka bërë përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, por e ripërsëriti me zë dhe ne foltoren e parlamentit. Por si është e vërteta e këtij kërcënimi?

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar kërcënimin e denoncuar sot nga deputetja e opozitës Rudina Hajdari.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha është shprehur se Garda nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dukshme pasi kërcënimi mendohet se ka ndodhur brenda në zyrë dhe aty nuk ka kamera sigurie.

“Në të gjithë rastet më thanë që Garda nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dukshme. Problemi është që në zyrat e Kryesisë kamerat janë në korridor. Në zyrat e brendshme nuk ka kamera. Kërcënimi ka ndodhur brenda zyrës. Aty duket se ka një konflikt për drejtimin e grupit opozitar. Fakti që zonja Hajdari kërkon që të kontrollohen deputetët ka diçka, mos të të duket çudi që shkojnë edhe me pistoleta. Është verbal por nuk ka pasur vërtetë kërcënim. Figuron vetëm që një grup personash kanë hyrë në zyrë,“-tha Hoxha.

Nga ana tjetër, zv.ministri i Brendshëm Besford Lamallari ka bërë me dije se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Ka nisur procedurat për rastin dhe janë shtuar masat e sigurisë. Menjëherë pas deklaratës së saj në Kuvend,”-tha zv.ministri.

Artan Hoxha pistoleta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.