Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kërcënohet kryeministri kroat, policia rrethon ndërtesën e Qeverisë

16:37 / May 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andrej plenkovic 2 748x459 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç u konfirmoi gazetarëve në Dubrovnik se më 12 maj është marrë një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të Qeverisë së Kroacisë dhe se njësia për intervenim e policisë po siguron ndërtesën e Qeverisë në sheshin Markova të Zagrebit.

Ky kërcënim ndaj kryeministrit dhe qeverisë përkon me raportin e Shërbimit Informativ të Sigurisë – SOA lidhur me situatën e sigurisë në Kroaci në vitin e kaluar, i cili u publikua më 12 maj.

“Dhe tani ka një kërcënim, njësia për intervenim e policisë është aktualisht para Qeverisë sepse sot në mëngjes ka pasur një kërcënim të atij lloji ndaj meje dhe anëtarëve të Qeverisë”, tha Pllenkoviç në një deklaratë për mediat në Dubrovnik.

“Kjo ndodh gjatë gjithë kohës dhe ne duhet të punojmë për të shtypur grupet e tilla, duke angazhuar të gjitha shërbimet që merren me këtë çështje”, shtoi ai.

Kryeministri kroat tha se për këtë arsye “SOA e publikoi këtë raport dhe t’i japim fund kësaj”.

“Kroacia është vend demokratik, ku respektohet sundimi i ligjit, institucionet dhe rendi kushtetues. Dhe është e sigurt se ata që duan të rrëzojnë pushtetin me mjete të dhunshme, nuk do të kalojnë pa u vënë re dhe shteti dhe institucionet e tij do të veprojnë. Ata punojnë gjatë gjithë kohës”, tha Pllenkoviç.

Kërcënimet e zbuluara të ‘individëve me pikëpamje ekstremiste’

SOA thekson se “zbuloi përpjekje të individëve me qëndrime ekstremiste dhe militante për të organizuar pasuesit e tyre në mënyrë paraushtarake, me qëllim të zbatimit të trajnimit ushtarak dhe blerjes së armëve, si dhe me qëllimin përfundimtar të përmbysjes së rendit kushtetues demokratik”.

Pllenkoviq tha në Dubrovnik se “ishin dy grupe të identifikuara shumë qartë, të cilat ndërlidhnin një rreth njerëzish, me qëllim të përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetues”.

Ai rikujtoi se para tre vjetësh, Danijell Bezuk shkoi në ndërtesën e Qeverisë, i armatosur me kallashnikov dhe filloi të qëllonte dhe në këtë rast u plagos rëndë polici Oskar Fiuri.

“Keni pasur një sulm terrorist nga Bezuk, para tre vjetësh, në Banske Dvori, jo domosdo për të plagosur policin Oskar Fiuri, por për të kryer një akt terrorist kundër Qeverisë, do të thotë, kundër kryeministrit, kundër meje. Për këtë nuk ka asnjë dilema”, shtoi kryeministri kroat.

Pllenkoviç vlerësoi se “ai i ri e ka bërë këtë për shkak të atmosferës dhe ambientit, në të cilin është rritur”.

“Dikush i dha armën, dikush e mësoi të shtinte, dikush e nxiti atë që të kishte atë moment vullneti që është më i rëndësishmi. Ishim me fat që nuk ia arriti qëllimit”, tha kryeministri.

Sulmi ndodhi më 12 tetor të vitit 2020. I riu, 22- vjeçar, më pas kreu vetëvrasje në një pyll aty afër, ndërkaq Prokuroria e Shtetit e cilësoi aktin e tij si terrorizëm./ Rel

Andrej Pllenkoviç Kercenim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.