Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kërcënoi me sëpatë të atin, gjykata nuk e çon në burg 35-vjeçarin, por e shtron në spital psikiatrik

12:02 / January 22, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
94E2A950 9EA9 49A3 A8A5 80AD6928DF2F
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

35-vjeçari Eduart Hoxha u shfaq i dhunshëm pas një konflikti në familje me të atin, ku me sëpatë kërcënonte se do ta vriste. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Rubjekë të Maminasit, angazhoi jo vetëm policinë vendore, por edhe forcat RENEA për të neutralizuar 35-vjeçarin.

Gjyqtari i seancës pasi ka dëgjuar palët e vleftësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim, ndërsa caktoi si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj Hoxhës atë të “Shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale. Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore.

Pas ngjarjes, babai i tij deklaroi se reagimi i dhunshëm i të birit ndaj tij ndodhi për shkak të gjendjes së rënduar mendore të tij, pas kthimit nga Italia për festat e fundvitit. Debatet në familje kanë qenë dhe për shkak të papunësisë së tij në shtetin fqinj, ku 35-vjeçari kërkonte të kthehej dhe pse nuk ndjehej mirë dhe shfaqte probleme të shëndetit mendor.

Eduart Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.