Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kërcënon me granatë dore policët që të mos i kontrollonin shtëpinë, në pranga 51-vjeçari

10:16 / May 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 05 08 at 10.13.10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 51-vjeçar ka kërcënuar me granatë dore punonjësit e policisë për të mos i lejuar të kontrollonin shtëpinë e tij. Më pas ai tentoi të largohej po u neutraliza gjatë ndjekjes.

Sakaq, gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.

NJOFTIMI I PLOTE

Gjirokastër

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e Policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë gjatë ndjekjes neutralizuan dhe prangosën 51-vjeçarin.

51-vjeçari i dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar pranë banesës së tij, shtetasi A. I. ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.

Shërbimet e Policisë, nisur nga rrezikshmëria që paraqiste ky person, kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe falë veprimeve dhe ndërhyrjes profesionale kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e këtij shtetasi, i cili mbante me vete një granatë difensive të montuar me ndezës universal.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.