Komisariati nr 3 në Tiranë ka arrestuar një të ri i cili përndiqte dhe kërcënonte mësueset dhe drejtoreshën e shkollës së tij.
21-vjeçari Luis Sheta studionte në shkollën Konstandin Kristoforidhi në Tiranë.
I riu kërcënonte stafin pedagogjik pasi ishte ngelës në shkollë. Ishte drejtoresha e shkollës dhe psikologia që bënë kallëzimin pranë Komisariatit.
I riu është i njohur në media pasi ka dalë në disa e emisione televizive ku ka folur për jetën e tij të vështirë pasi ishte jetim.