Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët, më 11 maj ta heqim

15:26 / April 1, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
488000892 1202265401268693 8251598425976070725 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje për mbështetje ndaj programit të tij ekonomik, duke premtuar ulje të ndjeshme të taksave dhe stimuj fiskalë për biznesin dhe qytetarët. Sipas Metës, qeverisja ”Rama 3” ka rritur taksat dhe tarifat, duke rënduar jetesën e shqiptarëve. Ai theksoi se votimi më 11 maj për programin ekonomik “Made in Albania” do të sjellë një ekonomi më të fuqishme dhe më shumë vende pune të mirëpaguara.

Postimi i plotë

Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka patur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.

Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon. Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar. Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:

-Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.

-Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.

-Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.

– Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

-Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.

-Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.

-TVSH do ulet në 15%.

-Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.

-Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.

-Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.

Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.

-Akciza për birrën do jetë me dy fasho: 600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.

-Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.

-Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.

-Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.

-Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.

-Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.

-Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.

-Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.

-Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.

-Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.

-Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.

Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion. Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj. Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.

 VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!  VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

11 maj Ilir Meta pl Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.