Dy adoleshentë mbetën të plagosur në Kamëz pas konfliktit fizik me disa persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në një lokal.
Shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.