Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kërkesa për divorc me Kryemadhin – Skënder Minxhozi: Meta ka kaluar vijat e kuqe, ja çfarë mund t’i ketë vënë “flakën” kësaj martese

20:25 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rs sm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar publikisht se i është drejtuar gjykatës me kërkesë për t’u divorcuar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, me të cilën ka mbi dy dekada martesë dhe tre fëmijë.

Por si duhet parë kjo lëvizje e tyre në kohën kur SPAK po kryen hetime për Metën dhe Kryemadhin.

Analisti i njohur, Skënder Minxhozi, tha se kjo ngjarje është sa e re aq dhe e vjetër.

Sipas tij, Ilir Meta ka shumë kohë që ka kaluar vijat e kuqe në sjelljet publike, ndërsa shtoi se detyrën që e ka keqmenaxhuar më shumë është ajo kur drejtonte Presidencën.

“Është një ngjarje sa e re aq dhe e vjetër. Aspekti I vjetër i kësaj krisjeje, është vetë personi Ilir Meta. Ilir Meta ka shumë kohë ka kaluar vijat e kuqe të sjelljes publike pasi I ka pasur të gjitha detyrat më të larta shtetërore. Detyrën e kreut të shtetit e menaxhoi në mënyrën më të keqen të mundshme”, tha ai.

Ai shtoi në “Special Report” se, hetimet për Metën dhe Kryemadhin nga SPAK janë në shkallë të avancuar dhe kjo “faktohet” nga revoltimi i Metës në publik. Sipas Minxhozit, ky divorc nuk do t’ua lehtësojë pozitën atyre përballë SPAK-ut.

“Hetimet janë në shkallë të avancuara. Kanë hyrë në ngjarje të tilla, si në ditëlindje, duket se është hetim kapilar dhe kjo pasqyrohet edhe nga acarimi i Metës në publik. Nuk besoj se një divorc mes tyre do të lehtësonte një pozitë kaq të vështirë të tij”, tha ai.

I pyetur se çfarë mund ta ketë detyruar Metën t’i drejtohet gjykatës për divorc, Minxhozi jep këtë mendim: “Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi ka qenë më e moderuar me SPAK, ndryshe nga Meta. Ky pozicioni në raport me Prokurorinë e Posaçme mund të këtë shkaktuar inatin, dhe mund të jetë një ndër shkëndijat, që i ka vënë flakën kësaj martese”, shtoi ai.

Meta minxhozi vijat e kuqe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.