Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërkesat për azil në BE ulen ndjeshëm, ekspertët: Pushim afatshkurtër. Kriza e koronës do sjellë …

09:35 / May 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azilkerkuesit ne irlande shqiptaret lene pas edhe shtetasit nga zimbabve 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Europa mbetet destinacion për azilkërkuesit. Por në krizën e Coronës shifrat e tyre kanë rënë ndjeshëm. Ekspertët mendojnë, se ky është një pushim afatshkurtër. Kriza e koronës do sjellë varfëri e më shumë migracion.

Numri i kërkesave për azil në BE, sipas raportimeve në media ka rënë ndjeshëm në katër muajt e parë të këtij viti. Gazeta “Welt” duke u bazuar në të dhënat e papublikuara deri tani të autoritetit të azilit në BE, EASO, raporton, se në BE, Zvicër e Norvegji kërkesat për azil kanë rënë me 25% nga janari në prill.

Spanja e para, Gjermania e dyta
Sipas të dhënave të EASO, nga janari deri në prill kanë bërë kërkesë për azil 164.718 persona. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 221.207 vetë. Shumica e kërkesave për azil janë shtruar në Spanjë me rreth 37.471, e kryesisht ato vijnë nga migrantë nga Kolumbia, Venezuela e Hondurasi.

Në vend të dytë të kërkesave për azil renditet Gjermania me 33.714 azilkërkues në këtë periudhë. Shumica e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Pas Gjermanisë renditet Franca me 28.710 azilkërkues në këtë periudhë, Greqia me 21.153 azilkërkues e Italia me rreth 8000 kërkesa. Më pak azilkërkues ka në Estoni, 19 vetë në këtë vit.

EASO pret rritjen e fluksit të azilkërkuesve
Në kuadër të pasojave të pandemisë së Coronës, ekspertët e EASO-s presin në një të ardhme të afërt më shumë refugjatë në Europë. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit për ndalimin e përhapjes së virusit në mars u shtruan gati gjysmë më pak kërkesa se në shkurt, por shpërthimi i COVID-19 në Lindjen e Afërt e në Afrikën Veriore pritet të sjellë më shumë uri, destabilizim të sigurisë dhe në fund grupime të tillë si IS-i mund të forcohen. Kjo në një të ardhme jo të largët mund të çojë në “rritjen e migracionit të lidhur me azilkërkimin”, thonë ekspertët e EASO-s. /DW/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.