Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili kërkohej nga autoritetet italiane në akuzën e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë”, thotë policia.
