Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërkohen muratore, shtrues pllakash, suvatues, marangozë etj; Britania lehtëson marrjen e vizave të punës

15:06 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto punetoret1675074506 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe  ka vendosur të lehtësojë marrjen e vizave të punës për punonjësit e ndërtimit, në specialitete si murator, ndërtues çatish, shtrues pllakash, suvatues dhe marangoz. Listës i janë shtuar edhe punët e peshkimit.

Ky vendim  ka ardhur pas nevojës urgjente të Britanisë për këto kategori pas Brexi-t dhe pandemisë, ku një e treta e punëtoreve të ndërtimit nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht janë larguar nga Britania që nga viti 2017.

Për këto role, rekrutet e rinj mund të paguhen me 80% të çmimit për këto kategori punësh dhe sërish mund të kualifikohen për marrjen e vizës britanike të punës. Ata do përfitojnë edhe nga tarifa me ulëta për pagimin e vizave. Këtyre punëtoreve u duhet të gjejnë një punëdhënës dhe të plotësojnë edhe kriterin e gjuhës angleze siç parashihet  nga sistemi post Brexit.

Ky lajm përbën një mundësi të artë për shumë ndërtues shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të BE-së ku punojnë, pasi norma e fitimit në Britani për të njëjtën punë është dy-tre fish më e lartë në ditë sesa në Greqi apo Itali.

Ka shumë shqiptarë në Britani, që kanë kompanitë e tyre të ndërtimit që mund të aplikojnë për ndërtues shqiptar kudo që jetojnë.

Ky lajm përbën edhe një mundësi po aq të mirë që shteti shqiptar të kërkojë dhe negociojë me autoritetet britanike për punësim legal të shqiptarëve përkundrejt ardhjeve në mënyra të paligjshme të shqiptareve me gomone përmes La Manshit.

Britania ka nevoje për afro 2 milionë vende vakante pune në ndërtim apo industrinë e turizmit dhe në vjeshtë lista e profesioneve ku ka mungesa për krah pune, pritet të rishikohet dhe zgjerohet më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.