Është finalizuar ekstradimi i 3 shtetasve shqiptarë, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe Spanja.
Sipas asaj që njofton policia 3 shtetasit e ekstraduar janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.
“1. u ekstradua në Itali, shtetasi Sh. K. (D.), 41 vjeç. Më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.;
2. u ekstradua në Itali, shtetasi D. Gj., 23 vjeç. Në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur;
3. u ekstradua në Spanjë, shtetasi D. H. (H.) (J.), 34 vjeç. Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa”, njofton ndër të tjera policia.