Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kërkohet heqja e emërtimeve në shqip të rrugëve, shesheve e urave

23:12 / December 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1640813519 jkhjk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me propozim të VMRO-DPMNE-së, Këshilli i Bashkisës së Shkupit me 24 vota pro dhe 19 kundër, futi në rend të ditës pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”. Ky propozim u votua edhe nga opozita shqiptare “Aleanca për Shqiptarët”, votat e të cilës dhanë kuorumin e nevojshëm për t’u futur në rend dite.

Propozimi për ndalimin e ndryshimit të emrave të rrugëve do të thotë edhe heqjen e disa emërtimeve të rrugëve në Shkup që mbajnë emrat e Hasan Prishtinës, Ismail Kadaresë, Ernest Koliqit etj.

Propozuesja e kësaj iniciative Marija Andonovska, këshilltare VMRO-DPMNE-së,  tha se për këtë vendim ka paqartësi dhe mungesë dokumentacioni.

“Kërkoj në seancën e sotme në rendin e ditës të shtohet edhe një pikë, vendim për shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Është vendim që është sjell nga përbërja e kaluar, është sjell në kohën para zgjedhjeve”, tha Andonova.

Kjo u kundërshtua nga këshilltarja e LSDM-së  Lubica Jançeva e cila theksoi se me shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve shkelet rregullorja dhe se kërkoi që të votohet me emër e me mbiemër.

Pas votimit pika u fund në rend dite dhe do të diskutohet në mbledhjen e Bashkisë së Shkupit, ku shumicën e këshilltarëve e përbënë VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët.

heqja shqip
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.