Kërkoi favor seksual nga nëna e divorcuar, arrest me burg për gjyqtarin e Fierit
Gjykata e Apelit e Krimëve të Rënda ka lënë në fuqi masën arrest me burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi. Ky i fundit kërkoi favor seksual kundrejt një nëne të divorcuar që kërkonte kujdestarinë e fëmijës së saj.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.
E njëjta masë është lënë në fuqi dhe për psikologen Elona Meçani, e cila luante rolin e ndërmjetëses.