Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Safet Gjicit për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv.
Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë.Hetimi ndaj Gjicit nisi më 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.
