Kohët e fundit, Alvisa dhe Bashkimi duket se janë rikthyer sërish te njëri-tjetri. Fillimisht ata shprehën pëlqimin por takimet që zhvilloi Alvisa me djemtë e tjerë, bënë që ata të ftonin marrëdhënien mes tyre. Mirëpo, pas disa sqarimesh janë fokusuar sërish te njëri-tjetri.
Gjatë ditës së djeshme në “Për’puthen”, ajo tha se është duke u shantazhuar me video për të lënë emisionin dhe të ndërpresë në mes njohjen me Bashkimin. Alvisa u shpreh e shqetësuar për videot dhe kërkoi që të lërë emisionin.
Alvisa tha se është gati të deklarohet për Bashkimin por kërkoi edhe pak kohë duke thënë se nuk do të marrë vendime të nxituara. Nga ana tjetër Bashkimi pohoi se ai i kishte kërkuar takim kur u kthye nga Amerika pasi donte takonte dhe se e merr ai pjesën e fajit. Ai gjithashtu shprehu pëlqim shumë të madh për Alvisën.
Ndërkohë, pas situatës së ndodhur në studio, Alvisa ka bërë një postim të papritur në Instagram. Ajo ka postuar një foto të syrit të Bashkimit duke shkruar “Natën e mirë”. Nuk dihet nëse ata kanë qenë së bashku apo kjo foto është shkrepur më parë por ka ngjallur dyshime te ndjekësit. Mbetet për tu parë si do vijojë historia e tyre.