Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kërkon lirinë me kusht/ Zani Çaushi mbërrin në gjykatë, ‘blindohet’ Korça (foto)

10:24 / July 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
myrteza caushi ne gjykate 721x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbërrin nën masa të larta sigurie në Gjykatën e Korcës, Myrteza Çaushi, (Zani) I cilësuar si ‘koka’ e bandës së  Vlorës.

Krahas masave të rrepta në Gjykatë, policia ka bllokuar gjithashtu të gjitha rrugët kryesore të qytetit që të çojnë në Gjykatë.

LEXO EDHE: PROFIL/ Kush është Zani Caushi?

Zani Çuashi ka kërkuar liri me kusht nga Gjykata. Myrteza Çaushi referuar vendimeve gjyqësore është dënuar me formë të prerë me burgim të përjetshëm.

ZANI CAUSHI GJYKATE

Neni 65 i Kodit të mëparshëm penal, para ndryshimeve të 2017, parashikon që “Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”. Pikërisht këtë nen, është duke shfrytëzuar ish i forti i Coles për të dalë në liri. Kjo pasi ndryshimet e fundit në Kodin penal nuk e favorizojnë atë. Kodi aktual penal, konkretisht neni 65 ku flitet për lirimin me kusht parashikon se në raste të jashtëzakonshme mund të lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm, kur ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim.

Zani Caushi i ka nisur herët përpjekjet për të fituar lirinë me kusht, betejë të cilën po e zhvillon në gjykatën e Korçës. Një vit më parë, në korrik të 2019, gjykata e Korçës, pranoi një kërkesë të vlonjatit duke i përllogaritur kohën e qëndrimit në paraburgim. Referuar vendimit rezulton se njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Coles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.